Connect with us

Sport

Alves këshillon Destin: “Pasoja topin Messit”

Published

on

Sergino Dest mund të shkruajë histori në Barcelonë.

Një ndër mbrojtësit më të mirë në histori të Barcelonës, Dani Alves, beson se Sergino Dest i ka të gjitha kapacitetet e mundshme për të shkruar histori me fanellën e katalunasve.I pyetur se çfarë këshille do t’i jepte mbrojtësit amerikan, Alves u përgjigj: “Shumë e thjeshtë, pasoja topin Messit”.

“Sergino Dest ka shumë kualitete dhe shans për të pasur sukses te Barcelona, por nuk më pëlqen të bëjë krahasime. Ka ndodhur me mua dhe Cafu… s’ka kuptim”.

Alves ka fituar shumë trofe me Messin në Camp Nou dhe gjatë karrierës me Barcelonën, ai ka dhuruar 101 asiste.

Ai ka qenë shumë i lidhur me Leon dhe beson se edhe Dest mund të ketë të njëjtin impakt.

Alsat