Connect with us

Sport

Paçarada ua mëson gjermanëve dallimin midis shkronjave ç dhe q

Published

on

Tri ndeshje ndërkombëtare për Kosovën në muajin tetor me një kualifikim të humbur për Kampionatit Europian, pastaj vetëm dymbëdhjetë minuta për St. Pauli në tri ndeshje. Për Leart Paçaradën (26), kohët e fundit gjërat nuk shkuan ashtu siç ka dëshiruar ai.

Mbrojtësi i majtë shqiptar e pranon: “Udhëtimet ishin intensive dhe forcat tona u shtjerrën. Unë ende nuk kam marrë njëqind për qind që unë pres nga vetvetja, por nuk jam i shqetësuar se do të arrijë në këtë pikë”.

Lojtari kombëtar është autokritik. “Kur nuk jeni në fushë, pyesni veten se cila është arsyeja dhe çfarë mund të përmirësohet. Dhe përpiquni të bëni gjithçka që është e mundur në mënyrë që të riktheheni në formacionin startues”, ka deklaruar Learti për “Bild”, transemton Shtegu.com.

Sidoqoftë, Paqarada ka arritur në Hamburg: “Jam komplet këtu me gruan dhe vajzën time, gjithçka është në rregull. Shtigjet janë akoma të reja, por për këtë nevojitet kohë”.

Ai gjithashtu ka shpjeguar përse emri i tij është shkruar me një “ç” shqipe në fanellën e tij: “Kjo shkronjë është e ngasjhme me ‘tsch`. Mbiemri ‘Paçarada` shqiptohet me këtë shkronjë në gjuhën shqipe”.

Alsat