Connect with us

Sport

Dinamo e Kastratit shënon fitore të madhe kundër Wolfsbergerer

Published

on

Dinamo e Zagrebit ka shënuar një fitore të rëndësishme në grupin e saj kundër skuadrës austriake Wolfsbergerer. Sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati luajti në këtë ndeshje tërë pjesën e dytë. Kjo është fitorja e parë e Dinamos e cila nga dy ndeshjet e para kishte vetëm dy barazime.

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në Maksimir të Zagrebit kundër austriakëve të Wolfsberger.Pjesa e parë do të përfundonte pa gola por ekipi mysafir mbeti pa një lojtar pasi që Taferner në fund të pjesës së parë ndëshkohet me të kuq.

Lirim Kastrati do të luante nga fillimi në pjesën e dytë pasi që e zëvendëson Jakicin e lënduar.Dinamo arrin që të shënoi pas shumë tentimeve 76-të te ndeshjes me anë të Atiemwen. Pas fitores Dinamo është në vendin e parë me pesë pikë, Wolfsbergerer është në vendin e dytë me 4 aq sa ka Feyenord në vendin e tretë. CSKA Moska është në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

Alsat