Connect with us

Maqedoni

Akoma s’ka plan konkret për vetingun në gjyqësor – Alsat

Published

on

Ministria e Drejtësisë nuk ka prezantuar akoma planin për pastrimin e gjyqësorit. Alsat pyeti por nuk mori përgjigje nëse brenda 100 ditëve të para ky plan do ta shohë dritën. Deri në përfundimin e këtij afati kanë mbetur edhe më pak se dy javë. Se si do të realizohet pastrimi ose vetingu i gjyqësorit, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq kishte premtuar se do të mësojmë që në muajt e parë të mandatit.

Më me prioritet është që të zbatojmë reformat të thella dhe thelbësore në gjyqësor, gjegjësisht të fillojmë proces për pastrim ekeftiv dhe objektiv të gjyqësorit. Modelin për pastrim e kam paralajmëruar në 100 ditët e para të mandatit”-deklaronte Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë (14.09.2020).

Nga Qeveria tani thonë se procesi i pastrimit të gjyqësorit ka nisur që vitin e kaluar nga vetë organet që e kanë këtë kompetencë.

Shteti nuk mund ta bëjë pastrimin. Këtë proces duhet ta bëjnë Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik. Shteti mund të japë vetëm kornizën ligjore dhe mënyrën se si kjo të bëhet. Sipas informacioneve që kemi, nga 2019 deri në 2020-tën, vetëm Këshilli gjyqësor ka shkarkuar 8 gjykatës kurse këtë vit, kanë filluar procedurat për 83 të tjerë. Arsyet janë vjetërsim i lëndëve, veprime të papërshtatshme dhe të tjera”-tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Hapi i parë i vetingut në gjyqësor, shkruan në programin e Qeverisë, është bërë me dhënien e kompetencës Komisionit për parandalimin e korrupsionit që të kontrollojë gjendjen pronësore të gjykatësve dhe prokurorëve. Për tre muajt e parë të mandatit, në resorin e Drejtësisë ishte premtuar edhe rishikim i Kodit penal, për t’u siguruar monitorim elektronik i personave që lirohen me kusht, që janë burgu shtëpiak dhe paraburgimit shtëpiak, që të mos arratisen nga shteti.

Ndër premtimet e tjera në Drejtësi por pa afat zbatimi ishte edhe EU-monitorim i lëndëve gjyqësore të korrupsionit të lartë, publikim i audio materialeve nga seancat gjyqësore dhe më shumë transparencë nga Prokuroria Publike. Sistemi AKMIS u tha se do të centralizohej dhe gjykatat do të përmirësonin komunikimin elektronik mes tyre për përshpejtim dhe lehtësim të procedurave. 5% e lëndëve të vjetërsuara gjyqësore, me zgjedhje të rastësishme duhet të rishikohen për të parë arsyen e vjetërsimit dhe përgjegjësinë. Edhe për këto premtime pa afat zbatimi, deri tani nuk janë hedhur kapa konkret.

Fatlume Dervishi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending