Connect with us

Maqedoni

“I pushtetshmi”, Milloshoski dhe babai i tij në bankën e të akuzuarve – Alsat

Published

on

Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski dhe babai i tij u ulën në bankën të akuzuarve për rastin “I pushtetshmi”. Megjithatë, seanca u shty, sepse gjashtë nga trembëdhjetë të pandehurit, nuk kishin marrë thirrje të duhur ose ishin të sëmurë nga COVID 19. Munguan edhe një pjesë e avokatëve të cilët në gjykatë dorëzuan vendime për izolim për shkak të kontaktit me persona të infektuar. Ky rast i referohet mashtrimit dhe abuzimit me detyrën gjatë shitjes së “Shtëpisë së Përbashkët” në Makedonski Brod. I pandehuri Miloshoski vlerëson se aktakuza është e motivuar politikisht dhe prokuroria është nën ndikim të fuqishëm të pushtetit.

“Vetë aktakuza është komprometuar për dy arsye. Së pari padia filloi si hetim nga Katica Janeva, ish-prokurore speciale që e pamë se është marrë me zhvatje dhe e vazhdoi shoqja e saj Fatime Fetai, për të cilën Enti Shtetëror i Revizionit zbuloi se kishte marrë në mënyrë të paligjshme 87,000 euro honorare nga Janeva dhe PSP-ja”, tha Antonio Milloshoski, i akuzuar.