Showbiz
“A u bë i famshëm Elgiti nga BBV”?, përgjigjet Klea Huta: Flinte në studio për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot
Published
5 years agoon
By
admin
Big Brother VIP ka qenë një nga formatet që ka zgjuar vëmendje të madhe e ndër spektaklet që bëri bujë për katër muaj me radhë.
Dhe në këtë ‘show’ të madh i përfshirë në një farë mënyre ishte edhe këngëtari Elgit Doda, për shkak të disa befasive që ia bëri banorëve, e më së shumti mikut të tij, Donaldit.
Në një pyetje që ka marrë bashkëshortja e tij, Klea Huta, thuhet nëse Elgiti ka marrë famë nga Big Brother VIP.
Klea Huta (Foto: Instagram)
“A mendon dhe ti që Elgiti u bë i famshëm nga BBV?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekëse, së cilës iu përgjigj artistja e njohur.
Postimi i plotë i Klea Hutës:
“Kur Giti bënte muzikë dhe flinte në studio nga pasioni i madh për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot, disa prej jush akoma nuk kishin lindur, jo me ulen para televizionit me telekomandë në dorë apo ekranit të celularit duke thënë shpërfillur ‘he më mori dhe ky famë nga BB’.
Askush nuk është rastësisht aty ku është.
Askush nuk i di netët pa gjumë, bërrylat e shumtë, refuzimet e shumta, vuajtjet, përjetimet.
Të gjithë shohin fotografi të mëdha
Ky artist dhe po të mos ishte partneri im
Është artist me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka.
Ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët”. /Telegrafi/
You may like

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji

Lily Allen feston një vit nga albumi “West End Girl”, pozon me fustan të artë

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali










