Showbiz
Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital
Published
3 days agoon
By

Regjisori i njohur Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje dhe më pas është transportuar në spital. 83-vjeçari aktualisht është duke punuar në fazën e parapërgatitjeve për vazhdimin e filmit të tij të njohur, “Heat”.
Sipas raportimit të portalit TMZ, incidenti ka ndodhur teksa Mann po përpiqej ta vendoste armën në këllëf.
Policia e Los Angelesit (LAPD) e ka konfirmuar rastin për TMZ, duke bërë të ditur se zyrtarët e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes, në poligonin e qitjes “The Range LA”.
Në raportin policor theksohet se plagosja nuk ka qenë e qëllimshme. Sipas të dhënave, Mann është lënduar gjatë një aksidenti në poligon, kur arma e zjarrit është shkrepur aksidentalisht dhe e ka goditur në këmbë.
Karriera e Michael Mann në Hollywood shtrihet në disa dekada, gjatë të cilave ai ka realizuar një sërë filmash të njohur.
Ndër veprat më të spikatura të tij janë “Thief” (1981), “Manhunter” (1986), “The Last of the Mohicans” (1992), “Heat” (1995), “The Insider” (1999), “Ali” (2001), “Collateral” (2004), “Miami Vice” (2006), “Public Enemies” (2009) dhe “Ferrari” (2023). /Telegrafi/
You may like

Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

Pak ditë nga nisja e Big Brother, ky është konkurrenti që nuk e duan në finale

Chris Rock për martesën e tij të dështuar: Nuk isha një burrë i mirë, shikoja shumë pornografi

Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve

“A e di çka do të thotë me u shit”, Zoja Nushi përfshihet në një debat me Adrian Kalanderin në Big Brother










