Showbiz
Princ Leka dhe Elia Zaharia ndajnë imazhe të fëmijës së parë
Published
6 years agoon
By
admin
Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë gjatë javës që lam pas.
Mediat shqiptare menjëherë raportuan për një ngjarje të tillë, ndërsa edhe zbuluan se vajza e tyre mban emrin “Mbretëresha Geraldinë”.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme (e premte) në një postim në rrjetin social Facebook, Elia ka ndarë disa imazhe të vajzës.
“Ju falënderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment”, është shprehur Elia.
Tutje ajo shtoi: “Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë”.
Princ Leka dhe Elia Zaharia (Foto: Facebook)
Sidoqoftë, theksojmë se çifti u martuan në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në Shqipëri. /Telegrafi/
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










