Showbiz
Albumi i ri i Ava Max promovohet edhe në autobusët e Hong Kongut
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është duke shijuar suksese të shumta kohëve të fundit.
Muajin e kaluar ajo publikoi albumin e saj debutues për tregun kombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”.
Kopertina e albumit “Heaven and Hell” i artistes Ava Max (Foto: Ava Max/Instagram)
Albumi, i cili përbrenda ka hitet e mëdha si: “Sweet but Psycho”, “So am I”, “Torn” e shumë të tjera, është duke u promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga platformat e muzikës me renome botërore.
Së fundmi, artistja me prejardhje nga Shqipëria ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga reklamimi që i është bërë albumit të saj.
“Heaven and Hell” është shfaqur edhe në disa prej autobusëve urbanë të Hon Kongut, të cilët gjatë transportimit, kanë shfaqur kopertinën e albumit të shqiptares.
“Këto janë disa fotografi nga Hon Kongu, New Yorku dhe Los Angeles. Një çmenduri të shohësh këtë album përreth botës. Unë dua të falënderoj secilin dhe çdonjërin nga fansat e mi (avatars) për gjithë dashurinë për ‘Heaven And Hell’. Kjo nuk do të ishtwe e mundur pa ju. Jua dua definitivisht”, ka shkruar në Instagram këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi. /Telegrafi/
You may like

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

Ylli i F1, Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra bëhen prindër

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

E dashura e Romeo Beckham poston foto nga Bali, duke pozuar me bikini










