Showbiz
Vlora Dumoshi pas pritjes në takim të Armend Rexhepagiqit: Lum ne që të kemi
Published
6 years agoon
By
admin
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka mirëpritur në zyrën e saj një prej kantautorëve më të shquar shqiptarë.
Ajo është takuar me Armend Rexhepagiqin, me të cilin përveç të tjerash ka edhe një miqësi shumë të mirë.
Në disa fotografi të realizuara gjatë takimit e të ndara me ndjekësit në Facebook, Dumoshi shkruan se miqësisht i kërkoi këngëtarit dhe kompozitorit të njohur që sa më shpejt të rikthehet me një koncert recital për adhuruesit e muzikës së tij.
Foto: Vlora Dumoshi/Facebook
“Me Armend Rexhepagiqi, ikonën e Prishtinës, mikun tim të mijëvjeçarit të kaluar. Folëm pak për të shkuarën, për Prishtinën ku jemi lind e rritë, për dinamikën e sotme për trendin me të cilin po zhvillohet kultura në Kosovë dhe veçanërisht për organizimin e koncerteve që do të pasuronin jetën tonë kulturore. Shfrytëzova rastin që miqësisht në emër të të gjithë adhuruesve të këngës së tij, ta lus të na vijë sa më shpejtë me këngë të reja. Armend, lum ne që të kemi”, ka shkruar Vlora Dumoshi në Facebook.
E njëjta ka nderuar së fundmi emra të shumtë nga kultura me çmimet për muzikë dhe teatër. /Telegrafi/

Foto: Vlora Dumoshi/Facebook
You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










