Connect with us

Business

16 mijë punëtorë pa paga, 7 mijë në pushim të detyruar! Qeveria nuk ka plan B

Published

on

Qeveria nuk ka një plan B për të shpëtuar qytetarët, të cilët kanë mbetur pa paga dy muajt e fundit, për shkak të masave të bllokuara nga pakoja e pestë. Ministri i Financave Fatmir Besimi, thotë se nuk do të ketë masa të shpejta, por se do të pritet votimi i ligjeve në Kuvend. Propozohet që të zgjatet afati i aplikimit deri në 15 Prill, megjithëse nuk ka siguri që ky ligj do të miratohet deri atëherë, dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare, për të hyrë në fuqi në shtatë ditët e ardhshme në mënyrë që kompanitë të mund të aplikojnë.

Në mënyrë që të kompensohet kjo periudhë e humbur, me një vendim amendamenti, jepet mundësia për të aplikuar deri më 15 prill, për të dy muajt shkurtin dhe marsin, dhe kështu edhe ata shuma që i kanë paguar për marsin, siç parashihte mas të mund të realizohet nga ana e kompanive, me qëlllim të zvogëlohen procedurat administrative në lidhje me zbatimin e masës, ata tani mund të aplikojnë me një kërkesë për dy muaj”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

 

Ekipi ekonomik i Qeverisë sot doli me një skenar optimist për ekonominë e Maqedonisë këtë vit. Megjithëse borxhi publik pritet të arrijë 63.4 për qind, qeveria pret që këtë vit ekonomia të rritet me 4.1 për qind të PBB-së.

Pritjet në lidhje me mjedisin ekonomik ndërkombëtar për ekonominë e brendshme, janë që të kthehen në rrugën e rritjes ekonomike në vitin 2021, dhe të kapërcejnë goditjet e shkaktuara nga pandemia. Me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, presim rimëkëmbje shtesë të kërkesës së jashtme, e cila do të ndikojë fuqimisht në eksportet tona si një ekonomi e orientuar drejt eksportit”, pohoi Zoran Zaev – kryeministër.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, buxheti është në gjendje të mirë, dhe konfirmimi i kësaj është mbledhja më efikase e parave në arkën e shtetit, ndryshe nga viti 2020, i cili është rritur me 4.4 për qind. Sipas tyre masat e ndërmarra nga të gjitha katër masat e ndërmarra ekonomike, e kanë zbutur shumë rrënien e PBB-së, ndërsa realizimi ishte 86 për qind i asaj që ishte planifikuar.

Andrea Çobanova

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending