Connect with us

Business

Masat e reja anti-Covid në Kosovë, drejtori i dhomës së hotelerisë dhe turizmit: Nëse nuk lehtësohen, do ketë protesta

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të hënë masat e reja kufizuese anti-Covid. Kështu, do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve nga ora 22:00 deri në orën 05:00, me përjashtim të rasteve emergjente.

Në masat e reja parashikohet mbyllja e restoranteve nga data 7 deri me 18 prill, ndërkohë që lejohet të funksionojë shërbimi merr me vete, dërgesë me porosi apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve thelbësore, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit. Sipas masave të reja do të lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë.

Marketet ushqimore do të duhet të përcaktojnë numrin maksimal të konsumatorëve dhe nga ana tjetër konsumatorët duhet të respektojnë distancën fizike prej 2 metrave. Transporti publik do  të lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve. Taksitë do të lejohen të punojnë me një pasagjer prama ose 3 nëse janë anëtarë të një familje. Do të lejohen aktivitet sportive, palestrat apo aktivitetet individuale vetëm në hapësira të hapura.

Këto masa të reja u diskutuan sot në emisionin “Shqipëria Live” ku në lidhje direkte nga Prizreni ishte Burim Sallaku, drejtor i dhomës së hotelerisë dhe turizmit Kosovë.

“Nuk i kanë pritë mirë, po nuk punove nuk ke si të jetosh. Ne jemi më të varfër se të tjerët. Jemi një shtet i ri në konsolidim. Nëse flas për gastronominë, nuk është rasti që kanë rritë rastet e reja, janë partitë politike që i kanë 10-fishuar rastet e reja. Ata vetë e kanë rritur numrin, para fushatës kishte 100-200 të infektuar, e gjatë fushatës 800-900 të infektuar. Tani presim rënie të këtyre shifrave”, tha Sallaku.

Sipas tij, qeveria ka thënë se do të kemi ndihmë financiare, por nuk është e mjaftueshme. “50 për qind të qirave, 50 për qind të pagave të punëtorëve. Prej vitit të kaluar, 50 për qind ka pasur shkurtim të vendeve të punës. Njerëzit janë të revoltuar. Nëse më 18 nuk ka një lehtësim, do të ketë edhe protesta. Është një dëm shumë i madh ekonomik. Nuk mund të flas për shifra”, tha drejtori i dhomës së hotelerisë dhe turizmit Kosovë.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending