Maqedoni
Zelensky dhe Von der Leyen flasin për sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të diskutuar sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.
“U bisedua për mbështetjen për Ukrainën, por në veçanti, nevojën për të përgatitur paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë”, tha zyra e Zelenskyt.
Më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja miratoi paketën e 10-të të sanksioneve .
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, paralajmëroi atëherë se blloku evropian do të vazhdojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.
“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë – dhe do ta bëjmë këtë për aq sa të ketë nevojë, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”.
Në paketën e 10-të përfshihen sistemet e armatimit, përfshirë dronët, raketat, helikopterët dhe kamerat termike në listën e eksporteve të ndaluara. BE-ja vendosi gjithashtu kufizime tjera në importin e produkteve që gjenerojnë të hyra për Rusinë, përfshirë asfaltin dhe gomën sintetike.
Në listë u shtuan edhe 96 subjekte që mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial rus, përfshirë edhe shtatë kompani iraniane që prodhojnë dronë ushtarakë për Moskën.
Pas telefonatës, Von der Leyen tha se Ukraina do të jetë një temë e rëndësishme gjatë takimeve të saj me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin. Ajo dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, do ta vizitojnë Kinën nga data 5 deri më 7 prill.
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










