Sport
Zbulohet rroga e trajnerit boshnjak në Kosovë! E majme apo jo! Ja dëshmia – Bota Sot
Published
6 years agoon
By
admin
Nga fundi i janarit dhe deri në korrik ka qenë kryetrajner i skuadrës me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), trajner i mirënjohur Kasim Kamenica.
Boshnjaku nga Gorazhde e Bosnjës dhe Hercegovinës, ka pasur një rrogë goxha të mirë!
Burimet brenda KH Kastriotit, tregojnë rrogën e saktë të Kamenicës dhe atë e faktojnë edhe me sms!
Dëshmia
2500 euro ka qenë rroga e Kamenicës, para të pastra! Plus 1500 euro sillen shpenzimet, si fjetja, ushqimi, që e kapin shifrën në tërësi mbi 4.000 euro.
Një rrogë e majme apo jo! Në këtë periudhë ka qenë president i klubit Ahmet Hysenaj – Petrova, që do të mbetet në histori që ka prurë trajnerin më të mirë në tempullin e hendbollit.
Kamenica ka qenë trajneri më i mirë që ka pasur Kosova në 20 vitet e fundit, ai në vitin 2004 ka fituar medaljen e argjendtë me Kombëtaren e Sllovenisë në Kampionatin Evropian. Rroga e Kamenicës ishte dhjetëfish më e madhe se sa e ndihmëstrajnerit të tij, Adnan Rudari.
Alsat







