Connect with us

Sport

Kumbulla: Verona më Juriçin, më ndryshuan karrierën – SHKUPI

Published

on

Në një intervistë për mediat italiane pas golit, Marash Kumbulla foli për golin, sfidën ndaj Milanit dhe sesi ja ndryshoi jetën skuadra e Veronës.

– Advertisment –

Gjithmonë kam qenë një qendërmbrojtës, por e kisha atë zakonin e shënimit. Vitet e fundit kam luftuar më pak për të shënuar, por gjithmonë e kam pasur atë instinct. Për fat të mirë topi shkoi në shtyllën e dytë dhe unë arrita të shënoj”

 

Ai pranon se ka shumë për t’u përmirësuar, sikurse e drejton gishtin nga vetja për golin e parë që Roma pësoi kundër Milanit.

 

Unë mund të përmirësohem shumë në gjithçka. Kam bërë një gabim që mund ta kisha shmangur. Për fat të mirë shënova dhe e kompensova atë. Po integrohem mirë falë shokëve të skuadrës dhe shpresoj të përmirësohem”

 

Marash Kumbulla nuk harroi që të vlerësojë skuadrën e Veronës, ku ka nisur ngritje e tij.

 

Jeta ime ka marrë një përshpejtim të dukshëm falë Verona e Juric. Ata më dhënë menjëherë besim, pastaj këtë vit u përmirësova dhe isha në gjendje të luaja si titullar në Serie A. Tani shpresoj me Romën të bëj sa më mirë të jetë e mundur”.

Alsat