Connect with us

Sport

Zbulohet rroga e trajnerit boshnjak në Kosovë! E majme apo jo! Ja dëshmia – Bota Sot

Published

on

Nga fundi i janarit dhe deri në korrik ka qenë kryetrajner i skuadrës me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), trajner i mirënjohur Kasim Kamenica. 

Boshnjaku nga Gorazhde e Bosnjës dhe Hercegovinës, ka pasur një rrogë goxha të mirë! 

Burimet brenda KH Kastriotit, tregojnë rrogën e saktë të Kamenicës dhe atë e faktojnë edhe me sms! 

Dëshmia

2500 euro ka qenë rroga e Kamenicës, para të pastra! Plus 1500 euro sillen shpenzimet, si fjetja, ushqimi, që e kapin shifrën në tërësi mbi 4.000 euro. 

Një rrogë e majme apo jo!  Në këtë periudhë ka qenë president i klubit Ahmet Hysenaj – Petrova, që do të mbetet në histori që ka prurë trajnerin më të mirë në tempullin e hendbollit. 

Kamenica ka qenë trajneri më i mirë që ka pasur Kosova në 20 vitet e fundit, ai në vitin 2004 ka fituar medaljen e argjendtë me Kombëtaren e Sllovenisë në Kampionatin Evropian. Rroga e Kamenicës ishte dhjetëfish më e madhe se sa e ndihmëstrajnerit të tij, Adnan Rudari.

Alsat