Showbiz
Zbulohet partneri misterioz i ish-banores Behare Maksutaj të Big Brother
Published
2 hours agoon
By

Ish-Missi Behare Maksutaj, e cila qëndroi për më pak se dy javë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një fotografi.
Pas largimit të papritur nga gara më 11 nëntor, Beharja ka qenë në qendër të diskutimeve, veçanërisht për shkak të afrimitetit të saj me Fuegon.
Ajo bëri të ditur se arsyeja e largimit lidhej me gjendjen shëndetësore të vajzës së saj, ndërsa më pas reagoi ndaj aludimeve me një postim në rrjetet sociale: “Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”.
Foto: Screenshot/Instagram
Por këtë herë ka surprizuar ndjekësit me një postim që nuk kaloi pa u vënë re.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, ajo shfaqet krah bashkëshortit të saj, të cilin deri më tani e kishte mbajtur larg syrit të publikut.
Beharja, e cila prej vitesh është aktive në rrjetet sociale, ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës së saj private dhe nuk kishte publikuar më parë fotografi ku bashkëshorti të shfaqej me fytyrë të zbuluar.
Çifti po shijonte një kafe në shoqërinë e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 5, Adrian Kalanderit dhe nënës së tij. /Telegrafi/
You may like

Nicole Scherzinger ndahet nga i fejuari pas shtatë vitesh lidhje – arsyeja ngjan me ndarjen nga Lewis Hamilton

Nichi, Fuego dhe Akil ‘lirohen nga burgu’ në Big Brother VIP Kosova 5

Publikohen pamjet – një vit pas vdekjes së Shpat Kasapit, familjarët në lot pranë varrit të tij

“E njoh personalisht, polici ekziston”, Benita zbulon detaje për lidhjen e Anjezës jashtë

Një fanse në koncertin e Harry Styles pësoi aksident – ajo ra nga ballkoni ndërsa po përpiqej të bënte një foto

Eli Fara u rikthye në skenë me koncert në Gjakovë, shkëlqu me performancën në Ditën e Flamurit











