Connect with us

Showbiz

“E njoh personalisht, polici ekziston”, Benita zbulon detaje për lidhjen e Anjezës jashtë

Published

on

Anjeza Gubetini ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj për ekzistencën e policit, ndërsa njëkohësisht ka shprehur pëlqim për Sharr Brainën dhe mundësinë e krijimit të një lidhjeje me të.

Për këtë situatë ka folur edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, e cila ishte e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova.


Ajo tregoi se Anjezën e njeh personalisht dhe se, sipas saj, veprimet e saj brenda shtëpisë nuk janë të planifikuara.

Foto: Screenshot/YouTube

Benita u shpreh se nuk pajtohet me mënyrën se si Anjeza po luan në këtë format, por beson se ajo i shpreh hapur mendimet dhe ndjenjat e saj, pa u shqetësuar se si perceptohet nga publiku.

“Unë nuk jam aspak e pajtimit me lojën e Anjezës, por besom që nuk e ka në kontroll. Domethënë, Anjeza çka do që është duke bërë, çka do që është duke ndier, po e shpreh. Nuk po e mendon as publikun, as veten, as se si po del”, deklaroi Benita.

Tani raporti me Sharrin ka bërë që të ketë dyshime për romancën e krijuar jashtë shtëpisë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të rrjedhë kjo histori. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com