Connect with us

Maqedoni

Zaev: Nuk mendoj se Marrëveshja me Bullgarinë paraqet gabim! – Alsat

Published

on

As atëherë as tani, nuk kam menduar dhe nuk mendoj se miratimi i Marrëveshjes për Fqinjësisë të Mirë me Bullgarinë është një gabim, përkundrazi, mendoj se është një akt historik arritja e marrëveshja me një fqinj. “Historia e përbashkët” është një formulim serioz për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend, transmeton Alsat.

– Advertisment –

Zaev theksoi se se Bullgaria bëri një gabim katastrofik me vendimin për të bllokuar fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE-së , por që anulimi i marrëveshjes me shtetin fqinj sipas tij do ta kthente vendin në një zonë gri në Ballkan, pa ndonjë perspektivë dhe shpresë.

Deputeti i VMRO-DPMNE Aleksandar Nikollovski tha se ai nuk ishte dakord me pikëpamjet e kryeministrit dhe se marrëveshja i dha Bullgarisë një shans për të shantazhuar vendin në rrugën e saj drejt BE.

“Është mirë të ketë marrëveshje, por është shumë e rëndësishme çfarë marrëveshje. Jo marrëveshje me çdo kusht, por marrëveshje që do të jenë në interes të Maqedonisë. Unë mendoj se është një gabim i madh Marrëveshja nga e cila varet drejtpërsëdrejti perspektiva jonë në BE, e për çka vendos komision historik, dmth. një as në duart e Bullgarisë për të bllokuar Maqedoninë. Ky është një gabim absolut”, tha mes tjerash Nikollovski.