Connect with us

Maqedoni

Rasti Sopoti, ish të dënuarit kërkojnë 48 milion denarë dëmshpërblim nga Qeveria – Alsat

Published

on

Sopotasit kërkojnë zyrtarisht nga Qeveria marrëveshje për dëmshpërblim. Katër ish të dënuarit në mungesë kërkojnë 48 milion denarë.

– Advertisment –

Procedura gjyqësore për Sopotasi mori fund pas pothuajse 15 viteve. E vërteta që doli në pah nga përgjimet të cilat i posedon PSP-ja, bëri që kjo e fundit të tërhiqet nga akuza. Për vendosjen e minës në fshatin Sopot të Kumanovës në vitin 2003 ku si pasojë humbën jetën 2 ushtarë polak dhe një përkthyes, 11 banorë të këtij fshati ishin dënuar me mbi 135 vite burg.

Më 7 mars të vitit 2019 Qeveria dëmshpërbleu 6 ish të dënuarit në rastin Sopoti me 73 milion denarë. Në këtë grup ishin personat të cilët kishin vuajtur dënimin me burg për veprën terrorizëm.