Connect with us

Sport

Vitin e ardhshëm, gara e natës në Arabinë Saudite – SHKUPIMK

Published

on

Drejtuesit e Formula 1, konfirmuan se gara për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite do të jetë në kalendarin e sezonit të ardhshëm. Gara do të zhvillohen natën, në rrugët e qytetit Xheda, në muajin nëntor dhe do të jetë e para në Arabinë Saudite.

Jemi të emocionuar që të mirëpresim Arabinë Saudite në Formula 1 për sezonin 2021 dhe përshëndesim konfirmimin e tyre pas spekullimeve të ditëve të fundit. Arabia Saudite me shpejtësi të madhe po shëndrrohet në qendër e sportit dhe argëtimit. Ne jemi të kënaqur që gara e Formula 1, do të zhvillohet atje, gjatë vitit të ardhshëm,” tha mes tjerash presidenti i Formula 1, Çejs Keri.

Arabia Saudite do të jetë vendi i tretë nikoqir i garave në Formula 1 nga Lindja e afërt, pas Bahreinit dhe Abu Dabit.

Alsat