Connect with us

Sport

Vit për t’u harruar për Kombëtaren e Kosovës

Published

on

“Dardanët” e lëshuan mundësinë jetike për t’u kualifikuar në Euro 2020, i patën 10 ndeshje pa fitore, dështuan në Ligën e KombeveViti 2020 ishte për t’u harruar për Kombëtaren e Kosovës në futboll.“Dardanët” patën rënie drastike në vitin e COVID-it.

Për dallim nga vitet 2018 e 2019, kur bënë sensacion dhe e mahnitën botën, viti që e lamë pas ka qenë mjaft i zbehtë për Verdhekaltrit.Kosova i numëroi një pas një dështimet.Pa dyshim, humbja më e madhe ishte ajo nga Maqedonia e Veriut. Kjo bëri që ekipi i Bernard Challandes ta lëshojë mundësinë jetike për t’iu afruar kualifikimit në Kampionat Evropian.

Përpos që nuk arriti të shkonte në Euro 2020, ekipi kosovar u përball me mungesa të shumta, duke i përfshirë këtu lëndimet dhe mosardhjet e lojtarëve shkaku i koronavirusit. Kjo rezultoi edhe me një seri të zezë prej 10 ndeshjesh pa fitore, prej tyre 8 humbje e 2 baraime, respektivisht më shumë se një vit pa u gëzuar. Fatmirësisht, kosovarët fituan me Moldavinë në muajin nëntor dhe i dhanë fund kësaj serie negative. Sidoqoftë, kjo fitore nuk e arsyeton dështimin e Vedat Muriqit e Milot Rashicës me shokë në Ligën e Kombeve, ku krahas Moldavisë, e kishin në grupin C të Ligës 3 edhe Greqinë e Slloveninë. Kosova e mbylli grupin në vendin e tretë me pesë pikë, prej tyre tri humbje, dy nga Sllovenia dhe një nga Greqia në Prishtinë.Ndërkohë, “Dardanët” e mposhtën Modavinë në shtëpi dhe barazuan me të në udhëtim.Ata ia nxorën një pikë edhe Greqisë i mysafirë.

Alsat