
Maqedoni
Virusi britanik me përhapje më të madhe në vend – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Kujdes më i madh dhe respektim i përpiktë i masave – kjo është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e llojit të ri britanik të koronavirusit, paralajmërojnë ekspertët. Mikrobiologu Nikolla Panovski thotë se ka prova shkencore që konfirmojnë se transmetimi i infeksionit me këtë lloj është rreth 50% më i shpejtë.
Nëse kemi 10 vetë, ata do të infektojnë 15. Ndërsa, deri më tani do të infektonin 10. Ky është një numër i madh. Grumbullimet masive do të kontribuonin që ky virus që përhapet më shpejt, ngjitet më lehtë në hundën tonë, në mukozën e hundës, do të krijonte një pik të ri, raste të reja nëpër spitale dhe vdekje të reja. Pra, assesi të ketë grupime, veçanërisht në ambiente të mbyllura, sepse atëherë përhapja është më e madhe dhe do të ishte më e madhe se sa në nëntor’ dialog Nikola Panovski – mikrobiolog.
Sipas Panovskit, ka informacion në lidhje me llojin e ri të virusit se ai pjesërisht tregon pasqyrë tjetër klinike.
Mungon simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte në variantin e mëparshëm. Pra, ka disa të dhëna për pasqyrë tjetër klinike, vdekshmëria është ose pak më e lartë ose nuk është. Megjithëse nuk është vdekjeprurëse në mënyrë individuale, shohim vdekshmëri te një grup më i madh i pacientëve, do të rritet edhe vdekshmëria. Sa më shumë të sëmurë, sa më shumë të shtrirë, aq më shumë raste të vdekjes’ pohoi Nikolla Panovski- mikrobiolog.
Viktima e parë e mutacionit të ri të virusit tashmë është regjistruar në Maqedoninë e Veriut kurse deri më tani dy pacientë janë infektuar. Për shkak të rrezikut të përhapjes së shpejtë të virusit, shumë vende evropiane ndërmarrin masa më kufizuese dhe mbylljen e kufijve. Komisioni për sëmundje infektive në vend nuk rekomandon masa të reja për momentin. Mbetet mbajtja e detyrueshme e maskave, ruajtja e distancës dhe ndalimi i grupimit.
Alsat
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










