Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me ekipin Norуизит, nuk i rezistuan kampionit të Anglisë, Mançester Sitit, duke pësuar humbje me rezultat 4:0. Mysafirët treguan lojë shumë të mirë duke shënuar fitore të thellë, ndërsa sulmuesi i “qytetarëve”, Rahim Sterling realoi 3 gola.

Rashica u paraqit tërë takimin por pa forcë ndaj forcës së “qytetarëve”, ku Sterling shënoi golin e parë në minutën e 31 para se se Foden të shtojë epërsin e Sitit në 2-0. Në 20 minutat e fundit, Sterling shënon dhe dy herë, (70′ e 90’) për të siguruar pikë maksimale për ekipin e Pep Guardiolës.
Man. Siti kryeson renditjen në Premierligë me 63 pikë pas 24 javëve, ndërsa Noruiç është i 18-ti me 17 pikë.








