Connect with us

Sport

VIDEO / Barazojnë Napoli dhe Interi, gëzohet më shumë Milani – Alsat

Published

on

Pa fitues është mbyllur sfida në mes Interit dhe Napolit, të cilat do të vazhdojnë garën për titullin e kampionit në Seria A. Napolitanët kaluan në epërsi të parët, me golin e Lorenzo Insinje në minutën e 7’të takimit, I cili ishte I saktë nga pika e bardhë.

Napoli arriti që të mbajë këtë epërsi në pjesën e parë, mirëpo në fillim të pjesës së dytë, Interi arriti që të barazojë shifrat. Në minutën e 47-të, Edin Xheko doli në skenë dhe barazoi shifrat në 1:1.

 

 

Inter shkon në 54 pikë, Napoli në 53, ndërsa Milani ka 52 pikë dhe të dielën përballet me Sampdoria-n. Milan është skuadra e vetme që i konvenoi barazimi në mes Interi dhe Napolit, pasi që me fitore ndaj Sampdorias , sërisht merr kreun e Seria A.

Alsat