Connect with us

Sport

VIDEO / Leverkuzeni mund Dortmundin dhe ndihmon Bajernin – Alsat

Published

on

Bajer Leverkuzen ka shënuar fitore me rezultat bindës në transfertë ndaj Borusia Dortmund pran rezultatit 2-5, në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesligë. Mysafirët kaluan në epërsi pas 11 minutave lojë, ku Akaxhi realizoi një autogol (11′). Por, pesë minuta më vonë, Dortmund arriti të barazoi rezultatin përmes një autogoli tjetër, këtë herë të shënuar nga Frimpong (16′).

Vetëm katër minuta më vonë, Leverkuzen riktheu epërsinë përmes talentit Ëirtz që realizoi një gol të bukur (20′). Ishte Andrich që u përkujdes për golin e tretë të vendasve duke shënuar nga gjuajtja e lirë (28′). Leverkuzen vazhdoi me dominimin edhe në pjesën e dytë, ku golin e katërt e realizoi Tah (53′), ndërsa fitoren e vulosi Diaby (87′). E tëra që bëri Dortmund, ishte goli i dytë njëkohësisht i fundit i shënuar nga i inkuadruari Tigges (90+5).

 

Me këtë fitore, Leverkuzen renditet në pozitën e tretë me 38 pikë, ndërkohë, Dortmund bën një hap mbrapa në garën për titull, ku qëndrojnë në pozitën e dytë me 43 pikë, 9 më pak se lideri, Bajern Munihu.

The post VIDEO / Leverkuzeni mund Dortmundin dhe ndihmon Bajernin appeared first on Alsat.

Alsat