Connect with us

Sport

Barcelona fiton derbin dhe futet në “Top 4” në La Liga – Alsat

Published

on

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në shtëpi, duke mundur Atletiko Madridin me 4-2 në derbin xhiros së 23-të në La Liga.

Mirëpo ishte Atletiko që kaloi i pari në epërsi vetëm pas tetë minutave duke shënuar përmes Janik Karrasko, që u asistua nga Luis Suarez. Por, vetëm dy minuta më vonë, Zhordi Alba realizoi një eurugol në stilin vollej për të barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 10-të. Ishte Gavi që shënoi me kokë pas një asistimi të Adama Traore për t’i vendosur në epërsi vendasit (21′). Ndërsa, për golin e tretë u përkujdes Ronald Aruho që shënoi nga afërsia (43′), pasi goditja e Pike-s u kthye nga shtylla (43′), rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.

Barcelona e nisi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar edhe golin e katërt, këtë herë ishte mbrojtësi Dani Alves, që realizoi për 4-1, (49′). E tëra që bëri Atletiko, ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit përmes Luis Suarez që shënoi nga afërsia (58′).

Barcelona mbeti me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 69-të, pasi Dani Alves mori karton të kuq, pas një ndërhyrje të rrezikshme te Karrasko-s.

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e katërt me 38 pikë, dy më shumë se Atletiko që zë pozitën e pestë.

Alsat