Maqedoni
Vetoja bullgare, Zaev: Shpresojmë në zgjidhje pa mos kontestuar identitetin maqedonas – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Kryeministri i vendit Zoran Zaev përmes një deklarate ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me veton bullgare. Sipas Zaev, me këtë hap shteti fqinjë Bullgaria ka shkelur Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të nënshkruar në vitin 2017.
“Të gjithë e kemi të qartë se deri në këtë moment Bashkimi Evropian nuk ka arritur pajtueshmëri për kornizën negociuese me vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është një lajm i hidhur për të gjithë kombin tonë. Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë. Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë dhe kështu bllokoi rrugën e integrimit tonë evropian, për të cilin institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, kanë theksuar vazhdimisht se ne i përmbushim kushtet për fillim të negociatave”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Sipas tij kjo nuk është mënyra evropiane. Fatkeqësisht, Bullgaria nuk mblodhi forcat që të ketë një sjellje evropiane. Bullgaria lejoi një gjest që nuk tregon as miqësi dhe as vëllazëri.
“Qëndrimi i Bullgarisë është plotësisht iracionale dhe fyes për maqedonasit dhe gjithë popullin tonë. Në shekullin 21, nuk është as evropiane dhe as demokratike t’i thuash tjetrit se si të ndihet, si të përcaktohet vetvetiu. Nuk është evropiane të shkruash historinë e një kombi tjetër. T’ia impononi një identitet një populli tjetër dhe ta bindni atë se duhet ta pranojnë”, tha Zaev.
The post Vetoja bullgare, Zaev: Shpresojmë në zgjidhje pa mos kontestuar identitetin maqedonas appeared first on Alsat.
You may like

Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Zoja Nushi shpërthen në lot pas debateve me disa nga banorët në Big Brother

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena










