Sport
Vendosja e qëllimeve në karate! – Bota Sot
Published
2 years agoon
By
admin
Vendosja e qëllimeve siguron drejtim në jetë, ndihmon në sqarimin e misionit tuaj personal dhe vendimmarrës, pra është një nga çelësat e suksesit në jetën e secilit.
Sepse vedosja e qëllimeve ju jep një fokus të përcaktuar në atë që është me të vërtetë e rëndësishme, dhe lejon më shumë kontrollë të udhëtimit tuaj të ardhshëm, duke ju ndihmuar të parashikoni dhe përgatiteni për sfidat e ardhshme.
Vendosja e qëllimeve në karate është motivuese dhe frymëzuese,psh:
Qëllimi juaj mund të përfshijë arritjen e një brezi të zi , garimin më të mirë personal, mësimin e sa më shumë teknikave dhe kata-ve,arritjen e ushtrimeve të forcës,elasticitetin, qëndrueshmërinë,dhe triumfin tuaj në gara kombëtare dhe ndërkombëtare!
Pra, vendosja e qëllimeve mund t’ju ndihmojë të mbani motivimin dhe vrullin tuaj në ushtrime për arritjen e sukseseve.
Prandaj sporti i karatesë i ndihmon fëmijët të vlerësojnë aftësitë e tyre dhe kufizimet e tyre,sepse shumica e njerëzve, përfshirë shumë të rritur ende nuk i kuptojnë aftësitë e tyre,dhe përmes sportit të karate-së, ata e kuptojnë se atë që mund të arrijnë mendërisht, ata gjithashtu mund ta arrijnë edhe fizikisht.
Kjo i ndihmon ata të mësojnë të vendosin qëllime realiste që përputhen me aftësitë e tyre në moshë të re,poashtu kjo i ndihmon ata të kenë sukses edhe më vonë në jetë, sepse ata do të ndjekin vetëm qëllimet realiste.
Sepse numri dhe larmia e qëllimeve janë të pafundme por shtytja, motivimi dhe ndjenja e arritjeve në karate është optimiste dhe mund të zbatohen lehtësisht edhe në të gjitha aspektet e tjera të jetës tuaj.
Autori është trajner i KK Kastrioti nga Ferizaj
Alsat