Mallorca dhe Real Madridi do të takohen sonte në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.
Kjo ndeshje nis nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Visit Mallorca Estadi’.
Për ekipin e Mallorcas nga minuta e parë pritet të luaj edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Kjo do të jetë hera e parë që sulmuesi prizrenas do të përballet me ekipin e Real Madridit.








