Connect with us

Shendetsi

Vazhdon hetimi për kompanitë që keqpërdorën ndihmat shtetërore

Published

on

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsionin ende po heton 163 ndërmarrje që morën para nga shteti në pranverë për t’i paguar punëtorët. Nuk ka detaje se çfarë është ndërmarrë, por gjithashtu nuk ka përgjigje pse kompanitë i kanë përdorur paratë për diçka tjetër në vend që t’ua japin punëtorëve.

– Advertisment –

Prokuroria:

“Lënda për të cilën po interesoheni dhe që ka të bëjë me kallëzimet penale të paraqitura nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë për kompanitë që kanë abuzuar me ndihmën shtetërore është në procedurë para-hetimore”

Ndërsa prokuroria mbledh prova për keqpërdorimet e bëra në pranverë, Qeveria publikoi listë të re me 179 kompani të cilat kanë marrë para për t’ua dhënë pagat punonjësve, por të njëjtat nuk ua kanë lëshuar. Drejtoria e të Ardhurave Publike thotë se lista e re nuk përfshin kompani që kanë kryer abuzime gjysmë viti më parë, sepse nga DAP-i pohojnë që ato kompani nuk kanë të drejtë të aplikojnë për ndihmë të re. Ministri i Ekonomisë i bëri thirrje DAP-it që t’i padisë kompanitë që kanë keqpërdorur paratë e shtetit. Ai pretendon se ekziston mekanizëm që kompanitë të mos bëjnë hile, por nuk tregoi se mund të parandalohet që kompanitë të marrin para për paga dhe t’i përdorin për diçka tjetër.

Sigurisht që ka mekanizëm, nëse kemi parasysh se i kemi bërë publike ato kompani që nuk paguanin pagat e punonjësve të tyre, do të ketë edhe gjoba sipas ligjit”-tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Në kushtet e krizës ekonomike si pasojë e pandemisë, deri më tani kompanitë janë përballur me njoftime publike se kanë marrë para për paga dhe nuk ua kanë dhënë punëtorëve të cilët kanë mbetur me xhepa bosh. Në pranverë, LSM-ja kërkoi që paratë për pagat Qeveria t’ua punëtorëve e jo pronarëve në mënyrë që të mos ketë përvetësime dhe abuzime.

 

Bojan Stojanovski