Showbiz
Vanessa Bryant realizon tatuazh emrat e gjithë anëtarëve të familjes në këmbën e saj
Published
6 years agoon
By
admin
Emrat e familjes së saj të ngushtë, Vanessa Bryant i ka bërë tatuazh në këmbë.
38-vjeçarja publkoi në Instagram të martën një fotografi të tatuazhit të saj më të ri, që kishte emrat e anëtarëve të familjes së saj: Burri i saj i ndjerë Kobe, 41 vjeç, ajo dhe katër vajzat e tyre: Natalia, 17 vjeçe, e ndjera Gianna, 14, Bianka, tre, dhe Capri, një.
Artistja e tatuazheve Mister Cartoon e futi të venë e legjendës së ndjerë të Los Angeles Lakers me tatuazhin, i cili shtrihej nga kyçi i këmbës deri në gishtat e shputës, shkruan DailyMail.
Ajo ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një pamje të veprës artistike.
Vanessa shkroi në mbishkrimin: “Familja ime ,faleminderit Mister Cartoon”, duke shtuar emoji në formë zemre me ngjyrat e kuqe, vjollcë dhe ari.

Bryant të dielën i dërgoi urime Los Angeles Lakers të cilët fituan titullin NBA duke mposhtur Miami Heat në rezultat 106-90 në ndeshjen e gjashtë.
Ditët emocionale vijnë më pak se nëntë muaj pas vdekjes tragjike të Kobe dhe vajzës së tij, në një përplasje helikopteri në Calabasas të Kalifornisë më 26 janar.

Të vrarë gjithashtu në përplasje ishin piloti Ara Zobayan, 50 vjeç, Payton Chester, 13 vjeç, Sarah Chester, 46 vjeçe, Alyssa Altobelli, 14 vjeçe, Keri Altobelli, 46 vjeç, John Altobelli, 56 vjeç dhe Christina Mauser, 38 vjeçe. /Telegrafi/

You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










