Connect with us

Showbiz

Fjolla Morina pozon e lumtur në krahët e të dashurit?

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të vuajë masën e dënimit “arrest shtëpiak” në qytetin e Kukësit.

Ajo u dënua nga Gjykata e Kukësit për shkak se iu gjetën armë pa leje në veturën e saj, pas kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri.

Fjolla ndërkohë po tregohet herë pas here aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtarja Morina ndau me ndjekësit një fotografi ndryshe nga të tjerat, ku shfaqej në krahët e një mashkulli, që presupozohet të jetë i dashuri i saj, teksa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “mbreti im”

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Megjithëse Fjolla ka preferuar ta mbajë për vete jetën e saj private, duket se kësaj radhe ajo nuk hezitoi të ndajë me ndjekësit një moment, ku tregonte se ndjehej mirë në krahët e personit që kishte afër.

Imazhi në fjalë është komentuar dhe ka zgjuar kureshtje të madhe te fansat, kjo ngase Fjolla nuk e ka zbuluar fytyrën e mashkullit, në krahët e të cilit po merrte këtë përqafim. /Telegrafi/