Connect with us

Business

“Vala e të nxehtit”, LSM-ja kërkon masa për mbrojtjen e shëndetit të punëtoreve

Published

on

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që qeveria të sjell masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve dhe qytetarëve për shkak të njoftimit të entit hidrometeorologjik se sot dhe ditët në vijim moti do të jetë shumë i nxehtë dhe me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, derisa temperatura maksimale do të arrij deri në 40 gradë Celsiusë.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkojnë që punëdhënësit të zvogëlojnë apo mundësisht evitojnë punën në ambient të hapur në këto ditë me mote të nxehtë si dhe të sigurojnë mjete dhe masa për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. Nga LSM-ja në këtë drejtim theksojnë nevojën e masave të caktuara për gratë shtatzëna dhe personat e sëmur kronik.

Alsat