Connect with us

Business

Seancë e jashtëzakonshme e Qeevrisë, pritet të vendoset për taksën ekologjike

Published

on

Rritje të çmimeve të karburanteve për 3,5 denarë pa TVSH megjithatë do të ketë. Qeveria për në orën 17:00 caktoi seancë shtesë ku pikë e vetme e ditës do të jetë aplikimi i taksës ekologjike. Ministria e mjedisit jetësor përnjëherë e vendosi taksën ekologjike në Ligjin e mjedisit jetësor pasi dje nuk dorëzoi propozim në Qeveri. Rritje të çmimeve përveç për benzinën dhe dizelin për 3,5 denarë, do të ketë edhe për mazutin dhe vajin ekstra të lehtë.


Me konkluzion nga seanca e djeshme e 81 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë në bashkëpunim me Sekretariatin për legjislacion obligohet të përgatit ndryshim përkatës të Ligjit për mjedis jetësorë, në pjesën e kompensimeve në drejtim të rritjes së kompensimeve për derivatet e naftës, edhe atë për benzinë motorike, vaj gazi dhe vaj për djegie M1, M2 (mazut). MMJPH i është qasur përgatitjes së ndryshimeve dhe të njëjtat do t’i dorëzohen Qeverisë në seancën e sotme – njoftojnë nga Ministria e mjedisit jetësorë.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin “Magazina Ekonomike” që transmetohet në Alsat, konfirmoi se sot do të vendoset miratimi i taksës ekologjike, si e domosdoshme për agjendën e gjelbër të Qeverisë.

Që të mund të aplikohet kjo taksë e re, Ministria e mjedisit jetësor do të duhet ta tërheq Ligjin e mjedisit jetësor që gjendet para votimit në Kuvend, që të mundet me intervenim amendamentesh të vendoset taksa ekologjike. Sektori i biznesit reagoi për vendosjen e kësaj take duke pasur parasysh krizën me pandeminë, por qeveria mbetet në qëndrimin se agjenda e gjelbër është prioritet i Qeverisë dhe është e domosdoshme të investohet në burime ripërtëritëse të energjisë.

Andrea Çobanova

Alsat