Connect with us

Bota

Vaksinohet Papa, merr dozën e parë të Pfizer/ BionTech – Alsat

Published

on

Papa Françesk ka marrë dozën e parë të vaksinës antiCovid.

– Advertisment –

Nga Vatikani nuk ka një konfirmim zyrtar, por mediat ialiane kanë arritur ta zbulojnë këtë fakt përmes revistës ‘America’, e cila drejtohet nga jezuitë amerikane të cilët janë shumë të afërt me Atin e Shenjtë.

Vaksinat e Pfizer/ BionTech kanë mbërritur tashmë në Vatikan dhe fushata e imunizimit nisi në Aula Paolo VI. Do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperatura tejet të ulëta.

Prioriteti, sipas autoriteteve përgjegjëse të Shëndetësisë, “ do të jetë të vaksinohen më së pari personeli i sigurisë dhe ai sanitar, të moshuarit dhe anëtarët e punonjësit që kanë kontakte më të shpeshta me publikun”.

Vetë Papa e kishte përmendur këtë gjë pak ditë më parë. “ Besoj se ështqë etike që vaksinën ta marrin të gjithë, sepse nuk është në lojë vetëm shëndeti yt dhe jeta jote, por edhe ajo e të tjerëve. Nuk e kuptoj përse disa thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë vetë mjekët ata që ta ofrojnë”, u shpreh Kreu i Kishës Katolike.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Të paktën 3 të vdekur nga shpërthimi i gazit në qendër të Madridit – Alsat

Published

on

Të paktën tre persona kanë vdekur nga shpërthimi i sotëm që tronditi qendrën e kryeqytetit spanjoll, teksa imazhet dramatike nga vendngjarja tregonin një ndërtesë krejtësisht të shkatërruar dhe inertet që kishin mbuluar rrugën poshtë saj.

José Manuel Franco, kreu i partisë socialiste PSOE në Madrid, konfirmoi se plasja ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi, dhe tre njerëz kishin vdekur, mes të cilëve njëra ishte një grua e moshuar që po ecte në rrugë. Ai shtoi se një person mbetet i humbur.

Fotot dhe videot nga kalimtarët e shokuar tregonin makina të shkatërruara dhe tym që ende dilte nga katet e sipërme të ndërtesës. Incidenti kishte ndodhur pak pas orës lokale 15.00.

Një shkollë aty pranë raportohet se është dëmtuar nga shpërthimi.

Në një deklaratë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez përshkruante shpërthimin si “të tmerrshëm”, duke shtuar se shpresonte të kishte sa më pak viktima./KosovaPress


Continue Reading

Bota

Von der Leyen përshëndet Biden, Europa gati për një fillim të ri – Alsat

Published

on

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen përshëndeti presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden në një mesazh në Twitter.

“Urime presidentit Joe Biden dhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja e parë e SHBA-së!” shkroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter.

“Faleminderit për fjalën frymëzuese të hapjes dhe për ofertën për të bashkëpunuar. Europa është gati për një fillim të ri”, thekson Von der Leyen.


Continue Reading

Bota

Biden nga llogaria zyrtare në Twitter: Nuk duhet të humbasim kohë! – Alsat

Published

on

Ka përfunduar inagurimi i presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris. Ndërkohë, presidenti ka bërë tashmë postimin e parë në llogarinë zyrtare në Twitter.

Nga llogaria @POTUS,  ai shkroi: “Nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi”.

“Kjo është arsyeja pse sot, unë jam duke shkuar në Zyrën Ovale për t’iu futur punës për të sjellë veprime të guximshme dhe lehtësim të menjëhershëm për familjet amerikane,” vijoi Biden.


Continue Reading

Trending