Showbiz
“Urime Pavarësia, të fala nga Haga”, Vedat Bajrami me një skeç solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së
Published
5 years agoon
By
admin
Aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i afërt me publikun e fansat në rrjete sociale.
Me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, ai përmes humorit është solidarizuar me komandantët që gjenden në Hagë.
Në pjesën e publikuar në Facebook, ai është paraqitur në rolin e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.
Vedat Bajrami (Foto: Facebook)
Përmes kësaj videoje, artisti ka shfaqur kritikat e tij duke vënë në theks që komandantët nuk janë përmendur në ditën e veçantë të Kosovës.
“Kontributi ynë ka qenë i etur për Kosovë, e me të thanë sot që nuk të përmend kush për Pavarësi të Kosovës, as mua as shokët, kjo është marre”, u shpreh mes të tjerash ai.
Bajrami, në rolin e Krasniqit, ka bërë edhe disa kritika të tjera për politikanët e vendit.

Vedat Bajrami (Foto: Facebook)
“Me u gëzuar njerëzit përse jemi në Hagë, me u gëzuar politikanët, me iu bë qejfi që jemi në Hagë, mos me të përmend askush, mos me marrë guximin askush me fol, sado pak jemi kontribuues të Pavarësisë së Kosovës, bashkë me shok e miq. Marre iu qoftë politikanëve, që askush nuk të përmend që je gjallë”, vazhdon ai.
Videoja ndërkohë mori reagime të shumta në rrjete sociale, me mbi pesë mijë pëlqime, e afro 600 komente të ndryshme nga miqtë e ndjekësit e Vedatit. /Telegrafi/
You may like

“Shko në rr** të s’a*ës”, Adriani shpërthen me fjalë ofenduese ndaj Akilit, reagojnë menaxhmenti i aktorit

Megyn Kelly kritikon ashpër Nicole Kidman: Je 60 vjeç, nuk ke pse të vishesh si vajza ime 15-vjeçare

“Gëzuar për çunin që ma nxin ditën”, Jonida Vokshi uron bashkëshortin për ditëlindje

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

Demi Moore, Pamela Anderson dhe Hailey Bieber në një vend: Cila shkëlqeu më shumë në natën e glamurit në New York?

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik










