Connect with us

Bota

Trump paralajmëron se nuk do ta nënshkruajë paketën e ndihmës ekonomike – Alsat

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur paketën e ndihmës ekonomike 900 miliardë dollarëshe, të miratuar nga Kongresi, një “turp”, duke sugjeruar që ai nuk do ta nënshkruajë atë.

– Advertisment –

Në një video të postuar në Twitter më 22 dhjetor, Trump nuk tha në mënyrë të qartë se do të vinte veton mbi projekt-ligjin, por u ankua se ai përmban shumë shpenzime të kota dhe nuk ofron mbështetje të mjaftueshme të drejtpërdrejtë për amerikanët.

Projekt-ligji siguron një pagesë të vetme prej 600 dollarësh për shumicën e amerikanëve, por Trump tha se ai po i kërkon Kongresit të ndryshojë projekt-ligjin dhe “të rrisë shumën nga 600 në 2,000 ose 4,000 dollarë për një çift”.

“Unë jam gjithashtu duke kërkuar që Kongresi të heqë gjërat e kota dhe të panevojshme nga ky legjislacion dhe të më dërgojë një projekt-ligj të përshtatshëm”, tha Trump.

Ai gjithashtu tha se projekt-ligji nuk ofron mbështetje të mjaftueshme për bizneset e vogla, veçanërisht për restorantet.

“Quhet dokument për lehtësimin e situatës së COVID-19 por nuk ka pothuajse asgjë të bëjë me COVID”, tha ai.

Republikanët dhe demokratët kanë negociuar projekt-ligjin që nga muaji korrik.

Legjislacioni – me numrin më të madh të faqeve të shkruara ndonjëherë nga Kongresi– u miratua pas disa muajve të negociatave të dështuara në mes të demokratëve, republikanëve dhe Shtëpisë së Bardhë.