Connect with us

Maqedoni

Tetova, vendi i pari në botë sipas indeksit të ndotjes për mesin e vitit 2020 – Alsat

Published

on

Tetova në vendin e parë në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Lista u publikua dje në mbrëmje nga Numbeo Online, bazë e të dhënave në lidhje me ndotjen, shpenzimet e jetës mbrojtjen shëndetësore, krimin dhe trafikun. Lista përpilohet sipas indeksit për mesin e vitit.

– Këto indikacione janë historike dhe publikohen në mënyrë periodike, shpjegojnë nga Numbeo.

Indeksi i ndotjes në Tetovë është regjistruar 97.44, ndërsa pas Tetovës në vendin e dytë dhe të tretë janë qytetet si Kabuli në Afganistan dhe Katmandu në Nepal.

Stacioni automatik i monitorimit për cilësinë e ajrit të ambientit në Tetovë i Ministrisë së Mjedisit tregon se vetëm dy nga 24 ditët e nëntorit kanë qenë me ajër të pastër, respektivisht ditë ku janë regjistruar 50 mikrogramë për metër kub të grimcave toksike PM-10.

Gjatë vitit 2020, janë regjistruar 105 ditë në të cilat është tejkaluar kufiri i përqendrimit të grimcave PM10 në ajër.