Showbiz
Tenori shqiptar Granit Musliu vlerësohet nga kritika gjermane për debutimin në operën “Salome” në Varshavë
Published
2 hours agoon
By

Tenori shqiptar Granit Musliu ka marrë vlerësime pozitive nga kritika gjermane pas debutimit të tij në rolin e Narraboth në operën “Salome” të kompozitorit Richard Strauss, në Operën Kombëtare Polake në Varshavë.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka ndarë me ndjekësit një pjesë të recensionit të publikuar nga revista gjermane e specializuar për operë, “Das Opernmagazin”, e cila ka vlerësuar interpretimin dhe karakteristikat vokale të tenorit shqiptar, shkruan Telegrafi.
“Në fokusin e kritikës gjermane: ‘Das Opernmagazin’ mbi debutimin tim në rolin e Narraboth në ‘Salome’ të Richard Strauss, në Operën Kombëtare Polake në Varshavë”, ka shkruar Musliu.
Në recensionin e shpërndarë nga tenori shqiptar, revista gjermane ka vënë në pah aftësinë e tij për të përcjellë emocionet dhe karakterin e personazhit përmes interpretimit vokal.
“Me një nuancë madhështie në zërin e tij, Granit Musliu portretizoi një Kapiten Narraboth me timbër fisnik, të tretur njëkohësisht nga malli i paplotësuar për “Salomen”, thuhet në recensionin e “Das Opernmagazin”, sipas përkthimit të publikuar nga Musliu.
Debutimi në skenën e Operës Kombëtare Polake dhe vlerësimi nga kritika gjermane shënojnë një tjetër arritje në rrugëtimin artistik ndërkombëtar të tenorit shqiptar./Telegrafi/
Postimi i plotë:
You may like

Jona reagon ndaj spekulimeve se konsumon substanca narkotike: A jeni more ju normal?

Arlinda Morina bën deklaratën e papritur, thotë se ka pasur lidhje me mbi 100 femra

A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6? Monika Kryemadhi i jep fund dilemës

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni

Aludimet e Arlindës për orientimin seksual të Shqiponjës, reagojnë familjarët: Deklaratat janë të papranueshme

Jona Krasniqi zbulon nëse ka folur me Doresën pas daljes nga BBVK: Është njeri që shpif tepër shumë










