Showbiz
Aktorja që luan rolin e Lucias në GTA 6 flet për herë të parë: Jeta ime ka ndryshuar
Published
10 hours agoon
By

Aktorja, Manni L. Perez, e cila luan një nga personazhet kryesore, Lucia Caminos, në lojën Grand Theft Auto 6 (GTA 6), ka folur për rolin e saj për herë të parë.
Në një postim në Instagram, ajo falënderoi fansat për mbështetjen e tyre pasi roli i saj u konfirmua zyrtarisht javën e kaluar.
“Jeta ime ka ndryshuar plotësisht në ditët e fundit dhe dua vetëm t’ju them faleminderit”, shkroi Perez të enjten.
“Faleminderit të gjithë ndjekësve të rinj, faleminderit për mesazhet e mrekullueshme dhe për pranimin kaq të mirë të lojës dhe personazhit tim. I kam kushtuar pothuajse një dekadë sjelljes në jetë të Lucias. Ajo ka qenë një pjesë tepër e rëndësishme e jetës sime dhe jam shumë mirënjohëse që tani po bëhet një pjesë e vogël e juaja”.
Identiteti i aktores që luan Lucia Caminos u zbulua zyrtarisht vetëm javën e kaluar, kur u njoftua se Perez ishte nominuar për Aktoren më të Mirë në The Game Awards 2026, të cilat do të zhvillohen muajin tjetër. Deri atëherë, as Rockstar Games dhe as vetë aktorja nuk kishin konfirmuar se ajo ishte zgjedhur për rolin.
Përveç aktrimit, Perez është edhe peshëngritës dhe ka përvojë në artet marciale të përziera (MMA).
GTA 6 pushtoi botën me publikimin e saj javën e kaluar. Loja shumë e pritur ka tërhequr miliona lojtarë, me mediat sociale të mbushura me pamje nga loja, reagime nga fansat dhe diskutime rreth shumë detajeve të lojës.
Personazhet kryesorë, Lucia Caminos dhe Jason Duval, gjithashtu kanë tërhequr shumë vëmendje.
You may like

Jona reagon ndaj spekulimeve se konsumon substanca narkotike: A jeni more ju normal?

Arlinda Morina bën deklaratën e papritur, thotë se ka pasur lidhje me mbi 100 femra

A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6? Monika Kryemadhi i jep fund dilemës

Tenori shqiptar Granit Musliu vlerësohet nga kritika gjermane për debutimin në operën “Salome” në Varshavë

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni

Aludimet e Arlindës për orientimin seksual të Shqiponjës, reagojnë familjarët: Deklaratat janë të papranueshme











