Connect with us

Sport

Tare: Po të mos ishte për pandeminë, Muriqi nuk vinte te Lazio!

Published

on

Vedat Muriqi ishte goditja e madhe e Lazios në merkaton e kësaj vere.

Por në një intervistë për mediat italiane, drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare është treguar i sinqertë duke theksuar se nëse nuk do të ishte për pandeminë, Lazio nuk do t’i kishte rezervat financiare për të blerë kartonin e bomberit të përfaqësueses së Kosovës nga Fenerbahce, kjo për vetë fakti pasi situata e keqe ekonomike në të cilën u përfshinë klubet bëri që të binin vlerat e futbollistëve në treg.

“Po të mos ishte periudha e pandemisë, nuk do ta kishim blerë Muriqin me këto shifra. Ndoshta nuk do të kishim mundur ta blinim në përgjithësi. Pandemia na dha mundësinë që ta blejmë”, u shpreh Igli Tare. Lazio pagoi 17.5 milion euro plus bonuse për kartonin e Muriqit, para që shkuan në arkat e Fenerbahce.

Top Channel

Alsat