Connect with us

Sport

Basha rikthehet në Europë, firmos me Ksamaksin! – SHKUPIMK

Published

on

Migjen Basha rikthehet në Europë dhe riniset nga Nojshatel Ksamaks. Ish-mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës zvicerane dhe Basha vjen pas eksperiencës në Australi me Melburn Viktori. Basha i cili për pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Itali, do të luajë për herë të tretë në Zvicër pas eksperiencave me Lauzanë dhe Luzernin, ndërsa ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Ksamaksin.

– Advertisment –

Tani shkon në 4 numri i lojtarëve që dhanë kontributin e tyre në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016-të dhe që tashmë aktivizohen në kategorinë e dytë zvicerane, sepse Shkëlzen Gashi luan me Aarau, Burim Kukelit që aktivizohet te Kriens dhe Ermir Lenjanit që luan me Grasshoppers u është shtuar edhe Migjen Basha.

Alsat