Showbiz
Sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare në SHBA: Agresori ka hyrë brendaSinjali
Published
4 years agoon
By

Modelja shqiptare Xhesika Berberi është zgjuar e tronditur mëngjesin e djeshëm pasi një person i armatosur kishte hyrë në ndërtesën ku ajo jeton në SHBA.
Në një video të publikuar në Instagram, modelja tregoi se ishte fshehur në dollapin e rrobave dhe në momentin që fliste, agresori ishte brenda ndërtesës. E frikësuar po priste që të vinin forcat e policisë për të neutralizuar situatën.
“Po fshihem në dollapin tim sepse kishte të shtëna në ndërtesën time. Autori është futur dhe po fshihet brenda ndërtesës me një armë. Ka shume helikopterë përreth. Kjo po ndodh qysh kur u zgjova këtë mëngjes dhe është thjesht çmendur dhe e frikshme,” tha ajo.
Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të./A2CNN

You may like

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik










