Showbiz
Sulmi rus në Ukrainë, Diellza Kolgeci: Kur isha fëmijë nuk e kuptoja nënën përse brengosej për luftërat larg Kosovës tani nuk më zë as gjumi
Published
5 years agoon
By
admin
Ukrainasit u zgjuan sot (e enjte) nga sirenat dhe zhurmat e raketave nga sulmet ajrore ruse.
Në tërë Ukrainën, qytetarët po vrapojnë nëpër bodrume për t’i shfrytëzuar si strehimore nga frika se ndonjë bombë ruse mund të bie mbi ata, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat të fillojnë pushtimin.
Lidhur me këtë reagimet shqetësuese në internet kanë qenë të shumta, përfshirë këtu edhe fytyrat publike.
Sulmi rus në Ukrainë
Një të tillë e ka bërë së fundmi edhe modelja Diellza Kolgeci, e cila thekson se kur ishte fëmijë nuk e kuptonte përse e ëma brengosej për luftërat që ndodhnin jashtë Kosovës.
Ajo tutje thotë se prej se u bë nënë e ka kuptuar më mirë, duke shtuar se mbrëmë nuk e ka zënë as gjumi.
“Shumë kohë më parë, kur isha fëmijë, nuk e kuptoja mamin pse brengosej për luftërat apo gjendjen politike të vendeve që janë larg Kosovës. Tani prej se jam bërë nënë, po e kuptoj shumë mirë, aq mirë sa që mbrëmë as gjumi nuk më ka zënë”, u shpreh Kolgeci.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)
Perëndimi duhet theksuar ka dënuar ashpër operacionin ushtarak rus mbi Ukrainë, duke e cilësuar si veprim të panevojshëm dhe se është një dëshmi se Putini prej kohësh kishte organizuar pushtimin dhe nuk kishte për synim zgjidhjen diplomatike. /Telegrafi/

Sulmi rus në Ukrainë
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










