Showbiz
Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim
Published
4 days agoon
By

Derisa Jona Krasniqi ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, familjarët kanë reaguar përmes llogarisë së saj në Instagram lidhur me akuzat dhe komentet që kanë nisur të qarkullojnë ndaj saj.
Në një postim të gjatë në InstaStory, familja ka rikthyer në vëmendje disa ngjarje nga e kaluara e Jonës, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si po trajtohet ajo në rrjetet sociale.
Në reagim përmendet se, para më shumë se dhjetë vjetësh, Jona kishte krijuar një grup në Facebook për vajzat shqiptare, ku gratë që jetonin në Gjermani, Austri dhe Zvicër mund të diskutonin për rolin e tyre në kulturën shqiptare dhe problemet me të cilat përballeshin.
Foto: Screenshot/Instagram
Familjarët theksojnë se ajo gjithmonë ka pasur qëndrime feministe dhe ka mbrojtur të drejtën e grave për të jetuar të lira, për të marrë vendimet e tyre dhe për të mos u gjykuar nga shoqëria.
Megjithatë, sipas tyre, këto qëndrime nuk janë pritur gjithmonë mirë dhe Jona është përballur edhe me fyerje.
Në postim përmendet gjithashtu një deklaratë e saj e bërë para rreth dhjetë vjetësh, për të cilën familja thotë se nuk duhet të përdoret si arsye për ta sulmuar vazhdimisht.
Ata rikujtojnë se në atë kohë ajo ishte rreth 20 vjeçe dhe se njerëzit mund të ndryshojnë me kalimin e viteve.
Një pjesë tjetër e reagimit lidhet me fotografi të falsifikuara, të cilat, sipas familjes, ishin krijuar përmes teknologjisë ‘deepfake’ dhe paraqisnin Jonën në imazhe të zhveshura.
Familjarët pretendojnë se këto fotografi ishin shpërndarë publikisht dhe u ishin dërguar edhe familjarëve të saj.
Sipas tyre, Jona kishte bërë kallëzim penal në polici ndaj personit që dyshohej se qëndronte pas këtij veprimi.
Në fund, familja shpreh pakënaqësi për fushatën e komenteve dhe fyerjeve që, sipas tyre, po zhvillohet ndaj Jonës, duke ngritur edhe pyetjen se si mund të pritet që gratë të flasin kundër dhunës dhe të mbrojnë njëra-tjetrën, nëse një grua që ka kaluar situata të tilla vazhdon të përballet me sulme të ngjashme. /Telegrafi/
You may like

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale










