Connect with us

Maqedoni

Sopot, mësimdhënësit dhe nxënësit kërkojnë mësim me prezencë fizike

Published

on


Arsimtarët dhe prindërit në fshatin Sopot kërkojnë që nxënësit të nisin mësimin me prezencë fizike, pasi Shkolla i plotëson kushtet e nevojshme për një gjë të tillë. Përgjegjësi i shkollës, njëherë edhe arsimtar i lëndës së Gjeografisë kërkon nga Ministria e Arsimit që të dërgoj komision për të konstatuar ne vend se mundësitë për mësim on-line janë zero, kurse kushtet për zhvillimin e mësimit në klasa janë të pranueshme.

Mësimi mund të zhvillohet fizikisht, për shkak se kemi hapësirë që çdo nxënës të ulet në bankë më vete. Siç e shihni edhe vetë, janë nga 8-9 nxënës në një klasë në tjetër nga 4 deri në 12, do të thotë gjithsej 39 nxënës. Ka distancë nga 1,5m dhe mendojmë se i plotësojnë kushtet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillim të mësim me prezencë fizike”-tha Bektesh Limani, përgjegjës i Shkollës.

Arsimtari tjetër Bajram Bajrami zgjidhjen e sheh tek punësime të reja të kuadrit në mënyrë që të gjithë nxënësit të mësojnë me prezencë fizike.

Asnjë klasë nuk është pajisur me internet apo kompjuterë të duhur. Jo vetëm nxënësit por edhe arsimtarët nuk kanë mjete, nuk kanë laptop e as internet dhe nuk kanë se si të kyçen. Por, ka familje me 3-4 nxënës dhe nuk kanë aq pajisje apo dhoma që të mundësojnë mësim on-line”-pohoi Bajram Bajrami, arsimtar.

Edhe prindërit thonë se për shkak të mungesë së kushteve, nxënësit në këtë fshat nuk kanë ndjekur mësimin online.

Nuk ka logjikë kjo, së pari çuditem kur ta sjellin ndonjë vendim dikush, duhet të shihen edhe rrethanat si janë këtu në shkollë… Jo vetëm unë, por të gjithë prindërit kanë vështirësi të pajisen me laptop apo celularë… Për momentin është duke u bojkotuar mësimi në fshatin Sopot ju thash se nuk ka kushte për mësim on-line”-tha Shaban Limani, prind nga Sopoti.

Për dallim nga nxënësit që mësimin duhet ta ndjekin online, nxënësit deri në klasën e tretë po zhvillojnë mësimin me maska dhe distancë

Adnan Qaili

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending