Showbiz
Sofia Richie largon nga Instagrami ish-të dashurin e saj, Scott Disick – pasi u përfol për një lidhje me Bella Banos
Published
6 years agoon
By
admin
Sofia Richie e ka larguar nga Instagrami ish-të dashurin e saj, Scott Disick, pasi ai u fotografua me modelen Bella Banos.
Modelja 22-vjeçare në shkurt e kishte larguar edhe ish-partneren e Scott, Kourtney Kardashian, 41 vjeçare.
Ky veprim i saj në rrjetet sociale vjen mes zërave se 37 vjeçari pas yllit të “Keeping Up With the Kardashians” kaloi te bukuroshja 24 vjeçare.
Scott Disick dhe Sofia Richie (Foto: Getty Images)
Me një kontroll të vogël në llogarinë zyrtare shihet se Sofia nuk është duke e ndjekur më atë.
Supermodelja duket të jetë e gatshme të vazhdojë tutje dhe të mos shoh më shumë gjëra nga ish-i dashuri i saj.
Sidoqoftë, Disick tashmë ka bërë lëvizjen për të hequr pas Sofian.

Sofia Richie (Foto: Instagram)
Scott dhe Sofia filluan lidhjen në maj të vitit 2017, të cilët më pas udhëtuan së bashku me Kardashian dhe tre fëmijët e tyre: Mason, 10 vjeç, Penelope, tetë dhe Reign, pesë.
Por marrëdhënia e tyre nuk shkoi edhe aq gjatë, kur Disick ishte për një kohë në një qendër rehabilitimi, që thuhej se lidhej me vdekjen e prindërve të tij. /Telegrafi/

Scott Disick dhe Sofia Richie (Foto: Getty Images)
You may like

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh










