Connect with us

Business

Shteti austriak vazhdon mbështetjen ndaj BQK-së

Published

on

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, takoi ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, Christoph Weidinger të cilin e njoftoi me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Ai përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Guvernatori falënderoi shtetin e Austrisë për mbështetjen e BQK-së dhe shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.

Ndërkaq, ambasadori Weidinger falënderoi guvernatorin për pritjen dhe për informatat e ofruara në takim, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit austriak që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në.

Alsat