Showbiz
“Shqiptarët kanë një energji të mahnitshme”, Max Amini mbërrin në Tiranë, flet shqip dhe bën shqiponjën dykrenare
Published
13 hours agoon
By

Komediani i njohur ndërkombëtarisht, Max Amini, ka mbërritur në Shqipëri, ku gjatë ditëve në vijim do të mbajë disa shfaqje për publikun shqiptar.
Gjatë qëndrimit të tij në vend, ai është takuar me gazetarin Blendi Fevziu, me të cilin ka ndarë përshtypjet e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Gjatë bisedës, Amini nuk ka ngurruar të tregojë mendimin për shqiptarët, madje ka shqiptuar edhe një fjalë në gjuhën shqipe, si dhe ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.
Komediani ka vlerësuar veçanërisht energjinë e shqiptarëve, duke bërë edhe një koment me humor për ushqimin tradicional shqiptar.
“E di që ju keni një energji të mahnitshme, nuk e di se çfarë ka në qoftet që ju i hani, por ka kaq shumë energji”, tha ai.
Ndër të tjera, Max Amini zbuloi se lidhjet e tij me shqiptarët datojnë që nga koha e shkollës së mesme, ku kishte pasur disa miq shqiptarë.
Kujtojmë se Amini është një nga komedianët e njohur në skenën ndërkombëtare, i cili organizon shfaqje në vende të ndryshme të botës, duke takuar fansa nga kultura dhe shtete të ndryshme.
Këtë herë, ai ka zgjedhur Shqipërinë si një nga ndalesat e tij, ku pritet të mbajë tetë shfaqje për publikun shqiptar.
You may like

E pyesin për momentet intime me Sharrin, Anjeza: I dashuri im polic ekziston, ai mund të jetë me 10 femra jashtë e unë jam veç me një mashkull këtu brenda

Valdrina harron kamerat dhe i flet hapur Valdetit për nevojat fiziologjike, ai ia tërheq vërejtjen

Akili, Fuego dhe Nichi dënohen nga Vëllai i Madh, të tre përfundojnë në nominim dhe izolim

Monica Bellucci mori gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakesh me një fustan elegant të zi me xixa

Astrit Kabashi shkruan histori në Beograd, bëhet aktori i parë kosovar që fiton çmimin “Bekim Fehmiu”

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5










